Transmetuar më 13-08-2023, 14:51
![](https://noa.al/newsImages/2023/08/daf.jpg)
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Dj Geek.
I dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë.
Ato ende nuk e kanë konfirmuar lidhjen mirëpo u desh ky postim që ti vinte pikat mbi “i”. Kreshniku ka postuar një foto ku shihet macja e Dafinës.
Mesa duket Kreshniku dhe Dafina kanë gjetur dashurinë në krahët e njëri-tjetrit, dhe ajo që i bashkon është edhe dashuria për kafshët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd