Transmetuar më 13-08-2023, 14:38

Detaje të reja rreth vrsjes së 39-vjeçarit, Shpëtim Frashëri, në Itali, nga katër bashkatdhetarë.

Ditën e sotme, Policia e Vlorës ka arrestuar 29-vjeçarin, Hasim Musaraj (Murataj), i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e 39-vjeçarit në bashkëpunim me tre bashkatdhetarë. Ndërsa më parë janë arrestuar dhe dënuar tre autorët e tjerë.

Në qershor të vitit 2020, gjykata italiane dënoi me 12 vite burg një nga autorët, Donaldi Rushiti, i njohur me nofkën Doni. Rushiti, menjëherë pasi kishte kryer krimin kishte shkuar në Shqipëri, por me kombinimin e punës mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, ai u kap në Tiranë, përpara dy vitesh.

Sipas policisë katër autorët e vrasjes së Frashërit janë: Murataj, Cerciz Banushi, Sabri Brakaj dhe Donaldi Rushiti. Nga hetimet rezultoi se vrasja ndodhi për kontrollin e tregut të prostitucionit në vendin fqinj.

Viktima, sipas hetimeve, drejtuar nga prokurori Vito Sandro Destito, menaxhoi një rrjet të vogël prostitutash në zonën e De Sanctis. Në mbrëmjen e krimit, Frashëri, i shoqëruar nga disa miq që ishin të panjohur, kishte pasur një konflikt me katër të pandehurit në lokalin “Chic”, i cili qëndron hapur 24 orë. Përleshja mes tyre ishte regjistruar nga kamerat në zonë.

Frashëri, i ndjekur në mes të rrugës, ishte goditur nga një e shtënë me pistoletë me kalibër 45, duke i marrë kështu jetën. Tashmë pas disa vitesh, u arrestua dhe autori tjetër, Musaraj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd