Transmetuar më 13-08-2023, 13:47

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vizitës në Tetovë të kryeministrit Albin Kurti. Vuçiç është shprehur se gjatë vizitës Kurti “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

"Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saj dhe Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, -tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd