Transmetuar më 13-08-2023, 10:24

Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me rastin kur një efektiv u pezullua nga detyra, pasi ka goditur një qytetare. Dritan Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili tashmë është pezulluar nga detyra, ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij për një gardh ndarës.

Efektivi Dritan Toska, me banim në Kuçovë, është përfshirë në një konflikt fillimisht verbal me komshinjtë e tij dhe shkak është bërë një “gardh ndarës” mes dy familjeve.

Konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime, dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij, e cila pretendon se në një moment ka dashur të nxjerrë edhe armën. Edhe pse efektivi Dritan Toska nuk ka qenë në shërbim kur ndodhi konflikti, me përfshirjen e tij në konflikt si dhe me goditjen e gruas që e denoncoi, ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Materialet hetimore në ngarkim të Toskës në lidhje me ngjarjen, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd