Transmetuar më 13-08-2023, 07:49

Katër makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Apolonia” në qytetin e Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në lagjen "Apollonia".

Automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet se për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Si pasojë është djegur edhe automjeti tip "Nissan" në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip "Volkswagen", në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pamjet nga djegia e 4 makinave në Fier

Pamjet nga djegia e 4 makinave në Fier