Transmetuar më 12-08-2023, 22:49

Në aksidentin e fundit të ndodhur në kthesën e fshatit Goricë, ku kanë qenë të përfshirë dy automjete, drejtuesi i njërit prej tyre ishte nën arrest shtëpie për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Alfred Hunda nga Libohova të cilin disa ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, vlerësoi masën “Arrest shtëpiak” për të për veprën penale të trafikut dhe mbjelljes së lëndëve narkotike.

Personi duhej te ishte në shtëpi në kohën e aksidentit, por u përfshi në aksident duke drejtuar autoveturën me pasojë lëndimin e dy personave.

Policia e Gjirokastrës sapo ka identifikuar Hundën, e ka arrestuar menjëherë për shkelje të urdhërit të masës së arrestit.

Policia informon se ‘rreth orës 20:26, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti me drejtues shtetasin T. H., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Z., 40 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit F. H., 55 vjeç dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.

Nga verifikimet dhe veprimet e tjera procedurale të kryera për këtë aksident, ka rezultuar se pasagjeri, shtetasi F. H. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë shkak, u bënë veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit F. H.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd