Transmetuar më 12-08-2023, 20:37

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 51-vjeçarit Aleksandër Zaka mbrëmjen e sotme në Greqi. Mësohet se Zaka kishte 15 vite pa u kthyer në vendndlindje, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autor është një bashkëkombës i tij.

Policia po merr në pyetje shokun e tij Fatjon Pjetri, i cili e gjeti të vdekur në oborrin e banesës së tij në një karrige.

Aleksandër Zaka u ekzekutua në Greqi me një plumb pas koke. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Salamis në oborrin e banesës së tij. Zaka është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd