Transmetuar më 12-08-2023, 12:44

Fluks i lartë mjetesh në Rrugën e Kombit.

Segmentin Morinë-Kukës ngjason me ‘lumë automjetesh’ ditën e sotme.

Janë me mijëra qytetare të Kosovës, por jo vetëm, që kanë kaluar kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Fluksi i lartë i mjeteve ka krijaur radhë të gjata kilometrike, teksa mësohet se shkak është bërë edhe ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi, pikërisht në urën e vjetër mbi lumin Drin.

Ura e re e nisur katër vite më parë dhe nuk përfundoi as për këtë sezon turistik. Trafiku është krijuar pranë urës së Kukësit, aty ku rruga ngushtohet me një korsi. Radhët kanë arritur deri në 10 km.