Transmetuar më 12-08-2023, 10:02

Me 7 gola në 4 ndeshjet e tij të para për Inter Miami, Lionel Messi refuzoi ta bënte pushim një natë së shënuari rregullisht. Inter Miami tashmë e kishte ndeshjen në dorë, por Messi vazhdoi rrugën e tij të bardhë, duke realizuar golin e radhës dhe vulosur fitoren 4-0 ndaj Charlotte FC.

Përfshirja e Messit në jetën e SHBA-së ka qenë asgjë më pak se elektrizuese, duke shënuar gola fitues dhe të mrekullueshëm, duke dhënë spektakël sidomos nga goditjet e lira, duke i orientuar shokët e skuadrës në sulm dhe entuziasmuar pa masë turmat e tifozëve nëpër stadiume. Me këtë rast po iu kujton amerikanëve se sa kënaqësi mund të jetë po të kesh në gjirin tënd futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Christian Lattanzio dhe Charlotte u bënë skuadra e fundit e MLS-së që ranë “viktimë” e shkëlqimit të Messit dhe Inter Miami. Falë fitores së fundit 4-0, skuadra e Floridas siguroi një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës. Inter Miami do të përballet me Philadelphia Union në raundin vijues, e cila mposhti Queretaron 2-1, në minutën e 101-të.

Messi ishte më pak ndikues se zakonisht në pjesën e parë, por gjithçka që bëri ishte të krijonte hapësira për shokët e tij të skuadrës. Kujtojmë se në pesë ndeshjet e luajtura mes MLS dhe “Leagues Cup”, Messi ka shënuar gjithmonë, duke ndryshuar fatin e skuadrës së Floridës. Në total, ish-numri 10 i Barcelonës ka shënuar 8 gola në 5 ndeshje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd