Transmetuar më 11-08-2023, 16:19

Majk ka qënë një personazh mjaft i komentuar në rrjetet sociale sa i përket marrëdhënies me Majlinda Zekën, me të cilën ka edhe një djalë, Roan.

Pasi ka kaluar shumë kohë, më në fund, duket se Majk është i lumtur dhe ka gjetur personin e tij të zemrës.

Prej kohësh në rrjetet sociale qarkullonin lajme për një lidhje mes reperit dhe Nita Krasniqit dhe duket se më në fund spekulimeve ju ka ardhur fundi.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Nita ka publikuar një fotografi teksa shfaqet me këngëtarin e njohur në pasqyrat e një ashensori.

Deri tani nuk kemi një reagim nga ana e reperit, por duket se Nita është ajo që është treguar me e guximshme në këtë marrëdhënie, duke publikuar për herë të parë foton e çiftit.