Transmetuar më 11-08-2023, 14:10

Rayo Vallecano vazhdon të ndërmarrë hapa gjigantë për të kompletuar skuadrën, që do ta lejonte atë të bënte një kërcim të dukshëm në cilësi.

Me ardhjet e Jorge De Frutos dhe Kike Pérez, tashmë të zgjidhura, mbrojtësi i djathtë dhe sulmuesi vazhdojnë të jenë prioritet për t’i dhënë trajnerit Francisco elementët e nevojshëm për të mbuluar të gjitha pozicionet.

Rayo Vallecano ka nisur tashmë bisedimet për Keidi Baren, ndërkombëtarin shqiptar të Espanyol, kontrata e të cilit përfundon verën e ardhshme. Të interesuarit e dinë që lojtari nuk dëshiron të luajë në Seginda Division, ndaj nuk ka plane që të rinovojë me Espanyol.

Kësisoji, klubi katalanas do të jetë i detyruar të pranojë çdo ofertë që do të arrijë në ditët e ardhshme. Shifrat e transferimit do të ishin nga një milion deri në një milion e gjysmë. Rayo synon të marrë një përfitim ekonomik nga operacioni, duke përfituar nga një mundësi e ofruar nga merkatoja.

Përveç Rayo, interes formal për marrjen e futbollistit shqiptar kanë shprehur edhe klube nga Italia, Gjermania e Turqia. Gjithsesi, prioriteti i shqiptarit është që të vazhdojë në Spanjë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd