Transmetuar më 10-08-2023, 23:15

Vajza e Steve Jobs ka një mënyrë të veçantë për të kujtuar babain e saj.

Miliona njerëz në botë e kujtojnë Steve Jobs përmes biznesit të tij dhe thënjeve inspiruese. Por vajza e tij e vogel, Eve, ka një mënyrë mjaft të veçantë për të kujtuar babain e saj të ndjerë.

Teksa ka dhënë një intervistë për "Vanity Fair", Eve ka vënë re se intervista po regjistrohej me anë të një iPhone. "Më bën të ndihem mjaft mirë dhe është një mënyrë mjaft e mirë për të kujtuar babain tim", ka thënë ajo.

Duke qënë vajza e themeluesit të "Apple", do të thotë që Eve zotëron disa gjëra që nga fillimet e Apple, përfshi këtu edhe disa bluza të vjetra që ajo i mban në dollapin e saj.

Bluza që mban një vend të veçantë në zemrën e saj është ajo që babai i saj e ka stampuar në fillimet e Apple, në mes të viteve 70-të, ku biznesi në atë kohë ishte në një garazh.

Përpara bluzës shkruhet: "Eve kishte idenë e duhur" ndërsa nga pas shënon: "Ajo hëngri një mollë".

"Ka shumë rëndësi për mua. Buzëqesh sa herë e vesh", tregon Eve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd