Festa e “Bukës së re”, një traditë e hershme në Maliq u organizua dhe këtë vit me qëllim promovimin e prodhimit vendas. Edhe në ditë feste, fermerët ngrenë shqetësimin e madh të shitjes së grurit të miellit me çmim nën kosto.
Mes këngësh dhe valleve tradicionale, fermerët e Maliqit festuan daljen e bukës së re që vjen pas korrjes se grurit.
Duke qenë një nga hambarët më të mëdhenj të grurit në vend kjo festë ka synuar gjithmonë nxitjen e fermerëve për të ti qëndruar besnik kulturës për kultivim të grurit
“Kjo festë e ka patur ndër vite, atë ç’ka këta njerëz punëtorë e prodhojnë bukën, jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, pasi fusha e Maliqit është fusha e dytë pas asaj të Myzeqesë”, tha Gëzim Topçiu, kryetar bashkie.
E megjithatë, fermerët ngrenë shqetësimin për gjetjen e tregut, pasi çmimi i ulët nuk mund të nxjerrë koston e prodhimit.
“Kemi disa vite që organizohet kjo festë, sidomos për fshatin Drithas që mbahet për prodhimin e grurit
Kemi gatuar ushqime tradicionale, petulla, bakllava, byrekë.
Prodhimi ka qenë sipas vendeve se dhe koha nuk e ka favorizuar. Me 200 lekë të vjetra kg nuk kemi ku e shpiem.
Prodhimi ka ngelur se nuk ka treg, problem është çmimi që edhe po të jetë, vetëm dy tre pika grumbulluese janë këtu te ne”, thonë fermerët.
Dita e grurit bëri bashkë dhjetëra banorë të zonës të cilët shijuan për orë të tëra mes harmonisë së natyrës dhe gatimeve tradicionale festën e bukës së re shoqëruar edhe nga një panair produktesh bio. Maliqi është një nga zonat me te njohura për prodhimin e grurit sipërfaqe e cila shkon deri në 3200 hektarë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd