Transmetuar më 10-08-2023, 09:53

Sërish vrasje në Kosovë.

Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Prishtinë, ku një person humbi jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pas në sherri në një lokal, ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë.

Sërish në një lokal, një peron ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë zjarri, pas një konflikti të çastit. Po ashtu, 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Skënderaj, ku sipas policisë, rreth orës 01:21, dy persona të maskuar kanë hyrë brenda lokalit dhe kanë hapur zjarr. Më pas ata janë larguar në drejtim të paditur. Raportohet se viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, teksa të plagosurit ndodhen në spital.

Njoftimi i policsië:

Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit, i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd