Interi ka arritur të fitojë miqësoren e parafundit përpara fillimit të kampionatit përballë Red Bull Salzburgut me rezultatin 3-4.
Të parët që kaluan në avantazh ishin austriakët pas një gafe të portierit Zomer. Më pas zikaltrit përmbysën me një autogol dhe De Vrajn. Salzburgu rivendosi sërish baraspeshën, por në fund të pjesës së parë Korrea shënoi golin e tretë.
Me startin e pjesës së dytë, austriakët arritën të barazonin, por në minutën e fundit, Kristjan Asllani i aktivizuar nga stoli dha një superasist për Sensin, me këtë të fundit që doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi.
Kështu Interi bëhet gati për startin e kampionatit, teksa do të luajë dhe një miqësore të fundit me Egnatian të dielën e 13 gushtit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd