Transmetuar më 09-08-2023, 22:05

Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz, ku për pasojë një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën.

Bëhet me dije se në rezervuarin e fshatit Iballë, ku 10-vjeçari me iniciale O.K, ka rrëshqitur teksa po mblidhte manaferra bashkë me prindërit.

Përpjekjet për ta shpëtuar kanë dështuar dhe fëmija ka humbur jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rënde.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd