Transmetuar më 09-08-2023, 16:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 19-vjeçar dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një resorti për pushime.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia informon se ‘rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd