Ditët e fundit, ambasadori i Dominikut në Kinë Martin Charles përfundoi turneun e tij në Xinjiang.
Gjatë pesë ditëve, ai dhe ambasadorët e 24 vendeve të tjera në Kinë vizituan me radhë Kashgarin, Kuqan, Urumqin, etj. dhe u njohën me zakonet dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të Xinjiang-ut.
“Panoramë e bukur”, “njerëz entuziastë” dhe “ekonomi e gjallë” janë përshtypjet kryesore të ambasadorëve për Xinjiang-un.
Vitet e fundit, rreth 2 000 zyrtarë qeveritarë, klerikë, gazetarë e përfaqësues të tjerë mbi 100 vendeve e organizatave ndërkombëtare kanë vizituar Xinjiang-un, duke parë me sytë e tyre zhvillimin ekonomik e shoqëror të këtij rajoni shkruan noa.al duke cituar CMG.
Në fund të vitit 2020, Xinjiang-u zhduku varfërinë absolute. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, PBB-ja në Xinjiang arriti 854 miliardë e 208 milionë juanë, duke u rritur 5.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga janari deri në qershor të këtij viti, Xinjiang-u priti 102 milionë turistë, kurse të ardhurat turistike arritën në 92 miliardë e 276 milionë juanë, duke u rritur me 73.64 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Xinjiang-u luan edhe një rol të rëndësishëm në ndërtimin e “Një brez, një rrugë”. Deri më 20 korrik 2023, mbi 8 mijë trena të mallrave Kinë-Europë (Kinë-Azi) qarkulluan nëpër portin Khorgos dhe kalimin Alataw, raporton noa.al.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd