Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, nën akuzë për grabitjen e 30 shtëpive në disa zona të vendit.
Sipas mediave vendase, shqiptarët e arrestuar janë të moshave 20 deri në 40 vjeç me banim në La Spizia, ndërsa mes tyre ishte dhen jë grua.
Grabitjet kanë ndodhur në Parma, Massa Carrara, Luça dhe La Spezia, ndërsa raportohet se ata kishin studiuar mirë çdo gjë dhe kishin etiketuar banesat që do të kryenin vjedhjen. Duke përfituar nga errësira dhe mungesa e qiramarrësve, ata sulmuan shtëpitë dhe plaçkitën gjithçka që mundën.
Episodet e pretenduara ndaj katër hajdutëve të dyshuar janë kryer nga tetori i vitit 2022 deri në pranverën e vitit 2023.
Sipas hetuesve, shqiptarët vepronin si grup i organizuar kriminal. Pasi kanë mbledhur dëshmitë e viktimave, karabinierët kanë arritur të rindërtojnë kontekstin e veprimit të kriminelëve dhe pasi kanë kryer hetime të shumta kanë mbërritur në identifikimin e katër shqiptarëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd