Transmetuar më 07-08-2023, 17:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ohër, Maqedoni, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur babë e bir.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në një dasmë të organizuar në një oborr shtëpie në rrugën “Petrino” në Ohër.

Mësohet se nga të shtënat me armë nga një 60-vjeçar, janë plagosur babë e bir, I.S., 39 vjeç dhe fëmija i tij i mitur.

Të plagosur janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku është kryer ndërhyrje mjekësore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd