Transmetuar më 07-08-2023, 14:47

Ka ndërruar jetë një prej personave që mbeti poshtë rrënojave pas shembjes së tarracës në Qerret.

Ngjarja ndodhi në fshatin Katund i Ri, ku dy persona mbetën poshtë rrënojave pas shembjes së një tarrace.

Të dy arritën të nxirreshin pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, por një prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur rrugës për në spital.

Sipas të dhënave paraprake, personi që ka ndërruar jetë është identifikuar si Shaban Shehu.

Personi tjetër me emrin Robert Roshi ka marrë disa plagë, por është në gjendje të qëndrueshme.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Shaban Shehu, rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Shaban Shehu. dhe shtetasin Albert Roshi 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd