
Lionel Messi nuk ndalet më dhe çmend SHBA me golat e tij çdo ndeshje, disa kryevepra nag goditjet e dënimit. Katër ndeshje të luajtura, shtatë gola të shënuar, njëri më i mirë se tjetri.
Ylli argjentinas nënshkroi kryeveprën e tij të fundit në Kupën e Ligës, në ndeshjen e fituar nga Inter Miami me penallti kundër FC Dallas.
Messi hapi rezultatin e bardhë që në minutën e 6-të dhe më pas e mbylli atë për barazimin 4-4 në minutën e 85-të, me një goditje dënimi të mrekullueshme (pastaj u shkua te goditja e penalltive).
Ekzekutimi dhe goli nga goditja e lirë, që barazoi rezultatin afër fundit të kohës së rregullt, la pa fjalë edhe David Beckham. Ish-ylli i Manchester United dhe bashkëpronar i klubit të MLS, fjalë për fjalë shpërtheu nga gëzimi duke parë topin në rrjetë. Ai u gëzua si ultras i vërtetë, duke përqafuar gruan e tij Victoria.
ردة فعل بيكهام على هدف الأسطورة 😨😨 pic.twitter.com/3meO8uDHPC
— Messi Xtra (@M30Xtra) August 7, 2023