Transmetuar më 07-08-2023, 14:26

Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku ndërroi jetë 55-vjeçari Armando Meshani.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, ku viktima është konfliktuar me një person tjetër. Ky i fundit e ka goditur me grush 55-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në ve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit Armando Meshani, rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd