Transmetuar më 07-08-2023, 11:41

KOSOVË- Dy gra janë zhdukur në Ferizaj brenda dy ditëve ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas të dhënave të bëra nga Policia e Kosovës, një burrë ka raportuar se gruaja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Ai ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të gjetur bashkëshorten. Në rastin e dytë vëllai ka denoncuar se motra e tij është larguar nga banesa, pa lënë asnjë adresë. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera.