Transmetuar më 07-08-2023, 10:31

Po, po, mund ta konsideroni heroik Lionel Messin për ato që po bën tek Inter Miami. Argjentinasi po i lë me gojë hapur edhe bashkëlojtarët e tij, me Benjamin Cremaschi që pranon se është "e mahnitshme ajo që ai mund të bëjë".

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në SHBA, ku u transferua merkaton e kësaj vere. Ai mund të ketë duruar sezone testuese në Paris, por shkëndija serioze të tij janë rizbuluar në MLS. Messi ka shënuar 7 gola në 4 paraqitje për klubin e tij të ri, me një tjetër dopietë së fundi kundër FC Dallas.

Cremaschi, 18-vjeçari argjentinaso-amerikan, i tha “MLS Season Pass” pasi pa shfaqjen më të fundit magjike të Messit: “Nuk lodhem duke folur me atë, nuk do ta bëj kurrë. Është e mahnitshme ajo që ai mund të bëjë.

Askush nuk priste që të bënte atë që po bën kaq shpejt, qysh në fillime tek Inter Miami. Ai shënoi sërish dy gola dhe pothuajse në çdo ndeshje është thjesht mbresëlënës. Mezi presim, kështu që vazhdojmë kështu. Ai na ndihmon të arrijmë sa më shumë që të jetë e mundur”.

Përplasja plot aksion e Inter Miamit me FC Dallas përfundoi 4-4, me Messin që shënoi golin e barazimit fundor në minutën e 85-të, duke i dërguar të tijtë te gjuajtja e penalltive, prej nga triumfuan 5-3.