Transmetuar më 06-08-2023, 19:32

Një 19-vjeçar me orgjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali, teksa ishte me pushime.

Mediat e huaja raportojnë se i riu është mbytur në plazhin e zonës së Galipolit, ndërsa theksohet se viktima kishte shkuar me pushime në Salento dhe jetonte në Shqipëri.

Kanë qenë disa pushues që kanë dhënë alarmin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd