Transmetuar më 06-08-2023, 10:05

Një i ri 25 vjeçar ka mbërritur i vdekur në spitalin e Beratit.

Policia vendore informon se ‘gjatë natës, ka mbërritur pa shenja jete në urgjencën e Spitalit Berat D.K., 25 vjeç, banues në lagjen "Donika Kastrioti", Berat.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shënja dhune dhe 25-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes’.