Transmetuar më 05-08-2023, 23:19

Pas më shumë se një viti aludimesh, këngëtarja shqiptare Rita Ora kakonfirmuar se ajo dhe regjisori Taiki Waitit janë zyrtarisht të martuar.

Këngëtarja ka ndarrë disa foto dhe video nga ceremonia private dhe minimaliste, e mbajtur një vit më parë, në Los Angelos, SHBA.

Taika dhe Rita u martuan në shtëpinë e tyre, në një ceremoni intime dhe mund të themi se dukeshin më të lumtur se kurrë. Rita ishte ajo që mori hapin e madh dhe i propozoi bashkëshortit.

“Ajo më propozoi dhe unë thashë “po” menjëherë”, u shpreh regjisori.

Ata u takuan për herë të parë në vitin 2018 në një festë barbecue që Taika zhvilloi në shtëpinë e tij në Los Angeles. Në vitin 2021, ata xhiruan në Australi dhe nisën të dilnin bashkë. Rita ishte e sigurt se Taika ishte burri i saj i ëndrrave, ndaj gjatë verës së vitit 2022, ajo i bëri pyetjen e madhe.

Çifti ishte me pushime në Palm Springs dhe pas disa javëve, më 4 gusht, planifikuan dasmën në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Rita Ora më në fund zbuloi fustanin e dasmës nga marka Tom Ford që kishte zgjedhur për të veshur në ditën e martesës së saj me Taika Waititi në një ceremoni intime në Los Anxhelos. Këngëtarja e “Anywhere”, e cila është e famshme për stilin e saj seksi dhe të zjarrtë, ndau detajet me revistën Vogue për herë të parë për të festuar një vjetorin e tyre.

Rita, 32 vjeçe, e quajti Ford “një nga stilistët e saj të preferuar të të gjitha kohërave dhe njerëzit e preferuar në përgjithësi”, dhe e përshkroi martesën me fustanin e tij të zbukuruar me dantella si një “ëndërr të realizuar”. Dasma e improvizuar u zhvillua në shtëpinë e çiftit në Los Anxhelos në gusht 2022. Aktorja e “Fifty Shades of Grey” zbuloi: Për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte aty, prandaj thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford, dhe ata më kishin pritur në mënyrë të përsosur me një vello në përmasat e mia, që nuk i duhej bërë asnjë ndryshim. Dua të them, ishte sikur e kisha menduar të ishte, për të qenë e sinqertë. Dhe thjesht më bëri kaq të lumtur.

Bashkëshorti i bukuroshes shqiptare kishte veshur një kostum Brunello Cucinelli me vija delikate. Këngëtarja e “Your Song” nuk u ndal me kaq; ajo veshi dy krijime të tjera të Tom Ford-it për pritjen e thjeshtë. Fillimisht veshi një fustan seksi me dekolte, më pas një tjetër të tejdukshëm me reçipeta me dantella të bardha dhe pantallona për të kërcyer gjithë natën.

Në janar, Rita konfirmoi thashethemet se ajo dhe regjisori i lindur në Zelandën e Re, 47 vjeç, u martuan ndërsa promovonte videoklipin e saj me temën e dasmës “You Only Love Me” dhe tregonte unazën e saj të shtrenjtë të fejesës prej smeraldi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd