Transmetuar më 05-08-2023, 22:18

Moti i keq ka goditur Greqinë Perëndimore, pas vatrave të shumta të zjarreve që shkaktuan dëme të shumta në ishullin Rodos.

Mediat greke bëjnë me dije se reshjet e dendura të shiut kanë goditur Korfuzin pasdite, ndërsa erërat e forta janë ndier dhe në Petar në Kastoria, malet e Grevenës dhe Voio Kozanit, ku për pasojë janë larguar nga zona dhjetëra turistë.

Mësohet se për shkak të reshjeve të papritura dhe intensive, dhjetë turistë kanë mbetur të bllokuar në plazhin e Porto Timoni në Korfuz.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shërbimit zjarrfikës, një gomone e rojes bregdetare dhe persona privatë për t’i liruar.

Gjithashtu për shkak të motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Kassiopi, ku ka rënë edhe breshri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd