Transmetuar më 05-08-2023, 17:39

Aksident i rëndë në aksin Korçë – Pogradec.

3 automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë 7 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre 2 fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gurishtë, teksa të lënduarit janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe si pasojë e aksidentit të rëndë një prej mjeteve ka përfunduar në kanal.

Në vendin e ngjarhes shkoi policia që administroi provat për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.