Transmetuar më 05-08-2023, 15:00

Mark Zuckerberg vazhdon të jetë serioz me përgatitjet. Tani ai e ka çuar stërvitjen e tij në një nivel tjetër, duke ngritur një ring MMA në oborrin e shtëpisë së tij. Për pasojë e ka indinjuar gruan e tij me këtë veprim.

Prej disa kohësh flitet për një duel të mundshëm mes Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook-ut, entuziast i madh i arteve marciale, dhe Elon Musk, pronar i Twitter-it prej disa muajsh. Zërat mediatikë shohin “Colosseo” e Romës, si “ringun” ideal ku mund të ndeshen të dy sikur të ishin luftëtarë të MMA.

Në fillim të kësaj jave Zuckerberg instaloi një ring tetëkëndësh në kopshtin e tij, pa “bekimin” e gruas së tij Priscilla Chan. Miliarderi ndau mesazhet që i dërgoi gjysmës tjetër të tij: "Kjo duket e mrekullueshme" dhe "Kemi shumë hapësirë ​​në kopsht". Priscila, megjithatë, nuk e mori mirë dhe iu përgjigj: "Kam dy vite që punoj në atë bar".

Elon Musk, Mark Zuckerberg Contacted by Italy to Fight at Colosseum

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd