Transmetuar më 05-08-2023, 13:52

Beteja dramatike e Celine Dion kundër sëmundjes së saj, e njohur edhe si sindroma e "stiff"", vazhdon. Ky është një problem i rrallë neurologjik që dëmton sistemin nervor dhe karakterizohet nga spazma të vazhdueshme; ngurtësi në këmbë, krahë dhe gjoks.

Këngëtarja kanadeze u tërhoq nga publiku tri vite më parë dhe vetëm një vit e gjysmë më parë u zbulua e vërteta për sëmundjen e saj. Tashmë kanë mbërritur detaje të reja, të zbuluara nga motra Claudette Dion.

Motra e këngëtares së njohur foli për gazetën kanadeze "Le Journal de Montréal", duke zbuluar gjendjen aktuale të Celine: "Ajo po bën gjithçka për t’u shëruar, po konsultohet me studiuesit më të mirë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë dhe është e përkushtuar të qëndrojë aktive.

Po trajtohet me medikamente, por kurat nuk po funksionojnë. Nuk ka ende ndonjë ilaç që funksionon, por ne vazhdojmë të shpresojmë. Ajo gjithmonë shkoi përtej limiteve, duke u përpjekur të jetë më e mira në atë që bëri. Në një moment, zemra dhe trupi juaj përpiqen të të thonë diçka, është e rëndësishme t’i dëgjosh ato".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd