
Simone Inzaghi më në fund ka portierin e tij. Interi ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për të marrë Yann Sommer për 6 milionë euro, por pa klauzolë.
Pas disa javësh negociata, me "dritën jeshile" të lojtarit për t’u transferuar në Milano, operacioni kompletohet me marrëveshje mes dy klubeve për transferimin e përhershëm të lojtarit te zikaltrit.
Prandaj, Sommer është trashëgimtari i Onanës. Ai pritet të dielën në Itali dhe të hënën do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore. Pagesa e 6 milionëve për bavarezët do të bëhet pas dy vitesh.
Pritja shtoi pakënaqësinë, bëri që skuadra e Inzaghit të luante turneun në Japoni pa atë që do të jetë portieri startues në sezonin e ri, që do të nisë më 18 gusht.
Tuchel dhe drejtuesit bavarezë kishin ngritur "murin" duke “blinduar” portierin, ndërsa prisnin një zëvendësues të nivelit të lartë për Neuer, rikuperimi i të cilit ende ngre disa dyshime.
Emri i portierit të ardhshëm të Bayernit nuk dihet ende. Në vend të kësaj, "drita jeshile" e largimit ka mbërritur për Sommer.