Disa pamje mahnitëse janë publikuar së fundmi nga NASA që tregojnë se si do jenë momentet e fundit të ekzistencës së diellit.
Pamjet janë filmuar nga James Webb Space Telescope (JWST), i NASA-s ku shihet fundi i një ylli i ngjashëm me diellin.
Imazhet tregojnë bukurinë komplekse dhe delikate të Ring Nebula, të cilat nuk janë publikuar kurrë më parë.
Njohur ndryshe edhe si Messier 57, objekti gjendet rreth 2600 vite dritë larg tokës dhe është krijuar nga mbetjet e një ylli që po zhduket.
Sikurse edhe fishekzjarret, elementët e ndryshëm kimik emetojnë dritën e ngjyrave specifike. Si pasojë e këtij procesi, formohen objekte jashtëzakonisht të bukura dhe shumëngjyrëshe, duke lejuar kështu astronautët të studiojnë evolucionin kimik të këtyre objekteve deri në detaje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd