Policia e Kosovës ka zhvilluar takime koordinuese me EULEX dhe KFOR-in, në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bratisllavë.
Në një njoftim zyrtar Policia e Kosovës ka bërë me dije se nga sot do të ketë një numër më të vogël të efektivëve të Policisë së Kosovës, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Ky vendim ka ardhur pasi është raportuar se situata në Veri është më e qetë.
Nga ana tjetër Policia e Kosovës ka thënë se ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd