Transmetuar më 03-08-2023, 20:43

Përditësuar –

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar një urdhër ku i ndalon hyrjen në vendin tonë lideres së muxhahedinëve Maryam Rajavi, publikojnë mediat iraniane, të cilat pretendojnë se Rajavi nuk do të lejohet më të hyjë në Shqipëri.

Ky publikim vjen sipas medias iraniane, pas hetimit të nisur ndaj këtij grupi dhe kontrolleve të ushtruara në kampin e Manzës, ku ata janë strehuar.

Rajavi ndodhet në Francë, në një tjetër kamp ku strehohen muxhahedinët.

Shënim: Ky lajm është ndryshuar pjesërisht në titull dhe përmbajtje pas verifikimit nga Faktoje.al

Titulli aktual: Media e Iranit pretendon se SPAK i ndalon hyrjen në Shqipëri lideres së muxhahedinëve

Titulli i mëparshëm: SPAK i ndalon hyrjen në Shqipëri lideres së muxhahedinëve

Në përmbajtjen e shkrimit, paragrafi i parë është shtuar fjala "pretendojnë". 

Në paragrafin e dytë është shtuar pjesa "Ky publikim vjen sipas medias iraniane…"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd