Transmetuar më 03-08-2023, 13:43

Dhimbja mizore e Luciano Sanchez, lotët e Marcelos dhe mosbesimi i pikturuar në fytyrat e atyre që mundën të shihnin nga afër dëmtimin tronditës të lojtarit argjentinas. Ndeshja e parë e 1/8 finale të “Copa Libertadores” mes Argentinos Juniors dhe Fluminense do të mbetet e skalitur në mendjet e atyre që nuk mund ta harrojnë ndërhyrjen horror të Marcelos ndaj Sanchez për një kohë të gjatë.

Argentina's Luciano Sanchez suffers severe injury, Marcelo sent off

Një përplasje loje, një ndërhyrje shumë e rëndë, por qartësisht të pavullnetshme nga ish-mbrojtësi brazilian i Real Madridit, i cili u përjashtua menjëherë me karton të kuq. Marcelo shpërtheu në lot pasi pa gjurin e Sanchezit të thyhej plotësisht, deri në këputje të plotë.

Foto SportsCenter ESPN

Ai ndihej fajtor dhe nuk do të kishte dashur kurrë që një kundërshtar, një koleg i tij, të vuante një dhimbje të tillë gjatë një ndeshje futbolli. Megjithatë ndodhi dhe diagnoza e bërë për Luciano Sanchez nuk është aspak e lehtë: këputje e plotë e gjurit të majtë.

Ligamenti i kryqëzuar i përparmë, ligamenti i jashtëm, një pjesë e patellës, një pjesë e ligamentit të kryqëzuar të pasmë janë çarë, duke lënë pa fjalë edhe mjekët, të cilët i kanë bërë një trajtimi fillestar ditën e djeshme para se t’i kryejnë operacionit për rreth tri javë.

Luciano Sanchez doli nga spitali mbi një karrige me rrota, kompletuar me paterica gati për përdorim. Mjekëve iu desh të luftonin për ca kohë përpara se ta kthenin gjurin e tij në formë. Alejandro Roncoroni është mjek dhe sekretar i përgjithshëm i Argentinos Juniors dhe iu referua dëmtimit të Sanchez: “Në 23 vite si mjek, nuk kam parë kurrë një dëmtim si ky. Është pothuajse një ndarje e femurit dhe fibulës".

Ato që tregonin pamjet tronditën edhe vetë mjekët. Tucho Villani, anëtar i trupës mjekësore të AFA, tha të njëjtën gjë: “Në 40 vite, sa merrem me mjekësi sportive dhe ortopedi, dëmtim kaq brutal nuk kisha parë ndonjëherë".

¡LA PALABRA DE LUCIANO SÁNCHEZ TRAS SU IMPACTANTE LESIÓN!

El jugador del Bicho se expresó en la puerta del sanatorio: "Marcelo me escribió. Sé que fue sin intención. Lo admiro como jugador y ahora también como persona. Nada que reprocharle a él, que se quede tranquilo", dijo. pic.twitter.com/odIT3cycZL

— TyC Sports (@TyCSports) August 2, 2023

Ndërkohë, Sanchez ka lëshuar edhe disa deklarata për “Tyc Sports”, duke rrëfyer ato momente tmerri: “Ishte një moment i keq në fillim, mjaft i dhimbshëm. Për fat të mirë mjekët arritën të ma sistemojnë disi gjurin dhe më lehtësuan shumë”.

Në mes, megjithatë, është edhe Marcelo, i cili nuk dinte si t’i kërkonte falje lojtarit, familjes së tij dhe Argentinos Juniors për atë që ndodhi. Është e qartë se ndërhyrja nuk ishte e dëshiruar, por Luciano Sanchez shpjegoi se kishte folur me ish-lojtarin e Real Madridit në telefon: "Marcelo më shkroi. E di që ishte ndërhyrje e pavullnetshme. Unë e admiroj atë si lojtar, tani edhe si person. I them se nuk ka asgjë për ta qortuar, të qetësohet. Ky është futbolli, fati i keq imi”.

https://noa.al/lajmi/2023/08/2396687.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd