Transmetuar më 03-08-2023, 12:54

Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se ka ndërruar jetë një 52-vjeçar pasi e zunë poshte pllakat e mermerit që kishte në kamion.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarejs dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Policia informon se ‘rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd