Transmetuar më 03-08-2023, 11:40






Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Ameirkës, Joe Bide, është fotografuar të mërkurën duke bërë një sy gjumë në plazh.
“Daily Mail” ka publikuar imazhet në fjalë, ku bashkëshortja e presidentit, Jill, shfaqet teksa lexonte një libër pranë tij. Çifti po shijon pushimet 1 javore në Rehoboth.
“Vështirë të ankohesh për këtë mot”, u tha presidenti gazetarëve më vonë pasdite, ndërsa ai dhe Jill u kthyen në shtëpinë e tyre private në plazh prej 2 milionë dollarësh në qytetin bregdetar Delaware.
Sipas “Daily Mail”, 80-vjeçari ka qenë aktiv gjatë gjithë qëndrimit të tij në këtë plazh, duke bërë edhe xhiro me biçikletë. Ai dhe Zonja e Parë kanë shijuar darkat jashtë, teksa kalojnë një javë larg Shtëpisë së Bardhë.