Transmetuar më 03-08-2023, 09:21

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 05:18 (me orën lokale) në Kretë të Greqisë.
Epiqendra ka qenë në zonën detare 32 kilometra në jug-juglindje të komunitetit Goudouras (Lassithi, Kreta lindore ), sipas të dhënave nga sizmografët e Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Sipas mediave greke, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





