Transmetuar më 02-08-2023, 13:34

PEKIN, 2 Gusht 2023 /noa.al/ Kina kundërshton me vendosmëri dhënien e ndihmës ushtarake për rajonin e Tajvanit dhe i ka paraqitur demarsh serioz palës amerikane, bëri të ditur të martën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Tan Kefei, raporton noa.al.

Duke komentuar paketën e ndihmës ushtarake të Uashingtonit me vlerë 345 milionë dollarë për rajonin e Tajvanit, Tan theksoi se çështja e Tajvanit ka të bëjë me interesat thelbësore të Kinës dhe është një vija e kuqe që nuk duhet kaluar në marrëdhëniet kino-amerikane.

Kina i kërkon ShBA-së të ndalojë të gjitha format e lidhjes ushtarake me rajonin e Tajvanit ,tha zëdhënësi, duke shtuar se prirja e historisë është ribashkimi i Kinës dhe asnjë individ apo forcë nuk mund ta ndalojë atë, shkruan noa.al duke cituar CMG.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës i kushton vëmendje nga afër gjendjes në ngushticën e Tajvanit, mban një nivel të lartë alarmi në çdo kohë, mbron vendosmërisht sovranitetin kombëtar e integritetin territorial dhe ruan paqen e qëndrueshmërinë në ngushticën e Tajvanit, shtoi ai.