Transmetuar më 02-08-2023, 13:13

Një analizë për ndeshjen miqësore të fituar me përmbysje 2-1 ndaj PSG në turneun aziatik bëri edhe Lautaro Martinez, si kapiten zikaltër: "Kur luan këtë lloj ndeshjeje me ekipe të nivelit të lartë, që dinë të driblojnë, është e vështirë të merresh me to. Minutat e para ishim në telashe, pastaj u organizuam dhe bëmë mirë. Kjo është e rëndësishme sepse do të thotë që ne flasim me njëri-tjetrin dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë".

Natyrisht, argjentinasi është gjithashtu dakord për reagimin kolektiv në pjesën e dytë: "Ne e filluam mirë pjesën e dytë, pastaj goli i tyre erdhi nga jashtë zonës. Më duhet t’i përgëzoj shokët e skuadrës sepse edhe lojtarët që erdhën nga pankina bënë një punë të shkëlqyer. Kjo është e rëndësishme për ne”.

Diçka e mirë u pa edhe në veprimet e tij në duet me Marcus Thuram: "Ne njihemi prej një kohe të shkurtër, por po punojmë që të koordinohemi gjithnjë e më mirë. Kalojmë gjithë ditën bashkë, edhe stërvitja e dyfishtë na ndihmon shumë”.

Së fundi, Lautaro përmendi edhe lojtarët më të rinj dhe rolin e tij të ri si kapiten zyrtar i skuadrës: "Kam folur me të gjithë. Kemi lojtarë me përvojë dhe të rinj inteligjentë. Po punojmë mirë dhe duhet të përgatitemi. E dimë se tifozët presin shumë nga ne. Duhet të jemi gati për fillimin e kampionatit”.