
Pas humbjes ndaj Barcelonës, Stefano Pioli e cilëson si “pozitiv” bilancin e turneut të Milanit në SHBA. "Ajo që kam parë është sigurisht pozitive, ne kemi punuar mirë dhe kemi përballuar tri ndeshje të nivelit të lartë. Lojtarët e rinj po integrohen mirë, pastaj është e qartë se duhet ende kohë, – tha trajneri kuqezi në konferencën për shtyp.
– Kemi qenë të rrezikshëm, por nuk kemi përfituar nga mundësitë e krijuara ndaj Barcelonës. Nga tre sulmuesit pres që të shënojnë gola. Leao? Nuk duam ta kemi vetëm atë si opsion. Ai duhet të na japë mundësinë t’i shërbejmë, duke luajtur në mënyrë më konsistente”.
Më tej shtoi: "Ne u munduam t’ia largonim topin Barcelonës nag zotërimi, në fazën mbrojtëse treguam disa pasaktësi, gjë që është normale kundër një ekipi kaq të rrezikshëm. Duhet të humbasim disa topa më pak, topi duhet të menaxhohet më mirë".