Transmetuar më 02-08-2023, 09:13

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Ava Max, ka zgjedhur të duket provokuese dhe shumë në formë me postimin e saj të fundit në profilin e “Instagram”-it.

Nga postimet në rrjetet sociale kuptohet se ajo ndodhet me pushime në Kanë të Francës, me familjen e saj.

Ndërkohë në pozat në fjalë, 29-vjeçarja është shfaqur me bikini të kuq me lule rozë. Në një postim tjetër ajo shihet me një fustan të kuq rrugëve të Francës.

Në dy foto të tjera shihet në palestër dhe duke ngrënë një mollë, ku lë të kuptohet se po kujdeset për turpin e saj.

Ava Max është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “Diamonds & Dancefloors”. Ajo është bërë gjithashtu pjesë e filmit “Barbie”, duke kënduar një prej temave muzikore të filmit, të titulluar “Choose Your Fighter”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd