Transmetuar më 01-08-2023, 18:39

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar vendimin e SPAK për të vendosur sekuestro në inceneratorin e Tiranës. Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj ka deklaruar se SPAK është i mikëpritur që të zbardh se kush ka abuzuar në dëm të interesit publik. Po ashtu Veliaj nuk la në postimin e tij dhe pa ofenduar mediat, duke i quajtur portale balte.

Postimi i Plotë:

Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te zbuluar te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik. Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes

Pas vitesh debat publik, sot SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Holandë. SPAK, Zotos dhe Mërtitit i ka sekuestruar edhe një pronë në Durrës me vlerë 1 mln euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd