
Muzeu i qytetit Hanzhong në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore është shumë i pasur me relike, dokumente dhe materiale të shumta e interesante që dëshmojnë për historinë, kulturën e qytetit si dhe punën e bërë ndër vite për mbrojtjen e relikteve kulturore.
Gjatë një vizite në këtë muze, Presidenti kinez Xi Jinping tha se këto relikte mbartin qytetërimin e shkëlqyer, trashëgojnë historinë e kulturën dhe mbështesin frymën kombëtare.
Ai theksoi rolin e muzeve në mbrojtjen, trashëgiminë, kërkimin dhe demonstrimin e qytetërimeve të njerëzimit si dhe zgjerimin e ndikimit ndërkombëtar të kulturës kineze.
Duke vënë në dukje se qyteti Hanzhong ka një trashëgimi të famshme kulturore jomateriale, Xi tha se është e nevojshme të zhvillohen industri të veçanta për të nxitur më tej të ardhurat dhe begatinë e vendësve
Siç shkruan CMG, presidenti ka vizituar në qytetet Guangyuan dhe Deyang të provincës Sichuan, rrugën e lashtë "Cuiyunlang" dhe muzeun "Sanxingdui".
Kina gjithnjë e më shumë ka rritur vëmendjen ndaj trashëgimive kulturore e historike, punëve ekologjike, studimeve historike e kulturore dhe restaurime të relikteve kulturore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd