Transmetuar më 27-07-2023, 10:35

Personi në foto është Erald Jonuzi, 35-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë nga një atentat mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë, raporton noa.al.

Erald Jonuzi ishte personazh i njohur në Korçë, njihet me pseudonimin “Zezaku”.

Ai kishte precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës së tij në kohën që persona ende të panjohur hapën zjarr duke e lënë të vdekur ne vend.

Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba.

Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes.

Burime policore thanë se rasti është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë pistë tjetër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd