Transmetuar më 18-07-2023, 01:10

Paolo Fox është një astrolog i  njohur në të gjithë Italinë si një autoritet në fushën e astrologjisë. Pikërisht për këtë, parashikimet e tij priten dhe kërkohen gjithmonë me padurim. Noa.al junsjell të zbardhur, horoskopin e të martës 18, dhënë nga Fox në emisionin e tij të përditshëm radioteleviziv.

Dashi

Dashi i dashur, një tension i vogël mund të rikthehet në dashuri, veçanërisht për çiftet që tashmë janë në krizë. Shtyjeni çdo vendim për javën e ardhshme. Për sa i përket punës, mos e refuzoni një marrëveshje afatgjatë.

Demi I dashur Dem, disa diskutime të vogla në dashuri mund të kthehen së shpejti. Kini kujdes nëse jeni të dashuruar me një person që tenton të arratiset… Kujdes edhe nga disa diskutime familjare.

Binjakët

Të dashur Binjakë, duhet të bëni pak durim pasi keni probleme sidomos në lidhje me punën. Mund të diskutoni me bashkëpunëtorët ose mjerëz të afërt që ju kuptojnë.

Gaforrja

Të dashur Gaforre, e marta pritet të jetë fantastike për ju, në sajë të yjeve që do ju bëjnë të përjetoni emocione të rëndësishme. Mërkuri mund t’ju sjellë disa telashe në lidhje me dashurinë. Kujdes…

Luani

I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox për sot (e martë 18 korrik 2023), gjatë orëve në vijim mund të përfitoni nga disa mundësi të mira për të përjetuar një pasion të madh ose një dashuri të madhe. Ata që tashmë kanë një partner/e mund të mendojnë edhe për martesën. Shmangni sqarimet e tepërta këtë javë.

Virgjëresha

Të dashur Virgjëresha, e marta që sapo ka nisur do ju sjellë pak apati, nervozizëm dhe lodhje. Nga shtatori do të keni një horoskop të rëndësishëm dhe të gjitha gjërat do të zgjidhen vetë.

Peshorja

Të dashur Peshore, keni ardhur nga një ditë e lodhshme, por interesante. Në fund të muajit dashuria do të mund të bëhet sërish bindëse, ndërsa për momentin gjërat aty thjesht nuk po shkojnë mirë.

Akrepi

Të dashur Akrepë, sipas horoskopit të Paolo Fox për sot (e martë 18 korrik 2023), java do të jetë plot energji dhe horoskopi ju tregon se është java e duhur për t’iu përkushtuar ekskluzivisht dashurisë, qofshin histori të rëndësishme apo jo.

Shigjetari

I dashur Shigjetar, nga fundi i korrikut deri në gusht mund të vijnë mundësi të reja dhe të mira dhe mund të shpenzoni më shumë kohë në kohën e lirë dhe më pak në punë. Në këtë fazë mund të takoni një person që mund të ndryshojë jetën tuaj.

Bricjapi

I dashur Bricjap, së shpejti mund të vijnë mundësi të reja dhe të mira pune për t’u shfrytëzuar për të bërë një hap përpara. Në këtë fazë mund të takoni një person të rëndësishëm që mund t’ju japë gëzim dhe qetësi.

Ujori

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për sot (e martë 18 korrik 2023), kushtojini vëmendje të veçantë financave tuaja këtë javë, sepse keni nevojë të rikuperoni paratë. Nuk është koha e duhur për të hequr dorë nga një histori.

Peshqit

Të dashur Peshq, java që sapo ka nisur do të jetë e veçantë sepse do të ndiheni pak të rënduar dhe do të keni nevojë për dashuri dhe mbrojtje. Dielli dhe Venusi janë të favorshëm këto ditë dhe ju mund të zyrtarizoni një lidhje. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd