
Foto më lart tregon një picë normale. E kush nuk i pëlqen picat fundja?Është një nga ushqimet më të njohura në botë, e preferuar nga të rinjtë dhe të moshuarit, në çdo kohë të ditës.
Pica Margherita, pica speciale, pica me pepperoni, Pica BBQ Chicken… Ka shumë lloje picash dhe të gjitha janë të shijshme.
Por çfarë ndodh kur pica nuk duket si pica?
Si kjo më poshtë.
Orët e fundit një picë është bërë virale në internet dhe ka shkaktuar shumë reagime.
Përdoruesit në Reddit po komentojnë foton dhe e quajnë pica më e neveritshme që kanë parë ndonjëherë.
Konkretisht, është brenda një kutie kartoni katrore të yndyrshme dhe përbëhet nga produkte që duken si të kalbura.
Salca është me ngjyrë kafe dhe përbërësit janë prishur dhe disa as nuk duken.
Vetëm disa salsiçe duken të notojnë dhe disa – ndoshta – kërpudha, duket se i ngjajnë bananeve të kalbura.
Domatet dhe djathi nuk duken askund.
“Natyrisht që është pica”, shkruhet në përshkrimin e fotos dhe komentet kanë marrë flakë.
"Këto janë ujëra të zeza të papërpunuara", "Duket si të vjella", "Po kjo a mund të quhet pica?", "Është e neveritshme", shkruajnë disa nga përdoruesit ndërsa të tjerë përpiqen të kuptojnë se çfarë përbërësish janë përdorur.
Shikojeni dhe do ta kuptoni:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





