Transmetuar më 15-07-2023, 14:42

Nga Av. Genc GJOKUTAJ

Në një fshat në Myzeqe, dy vëllezër vidhnin shalqinj natën. Mirëpo vidhnin aq shumë saqë u bënë shqetësim i madh. Dhe çfarë ishte më interesantja, vjedhjen e kryenin në një mënyrë krejt të veçantë. Njëri vëlla i hipte kalipiç vëllait tjetër. Ky i fundit i këpuste shalqinjtë dhe i fuste në një trastë.

Dikur fshatarët i kapën dhe i lidhën, i nxorën për t’i gjykuar në mes të fshatit. Pasi i pyetën se përse dhe si vidhnin, përgjigja e tyre i habiti të gjithë. Vëllai që mbante në kurriz vëllain tjetër betohej se nuk kishte prek shalqi me dorë, ndërsa vëllai që i kish hipur të vëllait në kurriz betohej se nuk kishte shkelur në parcelën me shalqinj.

Si këta dy vëllezër dhe në këtë mënyrë ka 10 vite që vidhet Shqipëria nga Rama dhe Ahmetaj. Njëri betohet që nuk kam firmosur kurrë, ndërsa tjetri betohet që nuk ka prekur lekë me dorë. Si vëllezërit e meselesë së shalqinjve.

Ishalla nuk presim shumë derisa të gjykohen. Njëri është arratisur, ndërsa tjetri del “lakuriq” në TV e na tregon përralla nga Hans Kristian Andersen me bindjen se është i veshur, madje me sqimë!